Përfundon pjesa e parë/ Anglia bind me lojë por jo me rezultat, “bardhësi” në Dyseldorf mes ‘3 luanëve’ dhe Zvicrës
👁560
Përfundon pjesa e parë e çerekfinales Angli-Zvicër. Ndeshja e cila po luhet në “Merkur Spiel Arena“ të Dyselfdorfit është mbyllur me rrjeta të paprekura.
“3 luanët“ zhvilluan një 45 minutësh të mirë, teksa në minutën e 16 Herri Kejn pretendoi për penallti, por gjyqtari Orsato lejoi lojën të vazhdonte.
5 minuta më vonë, Tripier harkoi në zonë nga këndorja, por Kejn goditi shumë keq me kokë në zonën kundërshtare.
Në minutën e 24, Embolo provoi me një gjaujtje të forte në hyrje të zonës, por Konsa bllokoi gjithçka.
Mbetet të shihet si do të shkojnë 45 minutat e dyta të këtij takimi, ku Anglia do të kërkojë me çdo kusht kualifikimin në gjysmëfinale.
anglia zvicra “euro 2024”
Burimi