Përfundon epoka Simeone tek Atletiko, madrilenët gati 5 emra për stolin bardhekuq

Përfundon epoka Simeone tek Atletiko, madrilenët gati 5 emra për stolin bardhekuq

Diego Simeone ka shkruar kapitullin më të artë në historinë e Atletikos së Madridit, por fundi po vjen së shpejti. Në kryeqytetin spanjoll nevojitet një emër i ri.
54-vjeçari pritet të largohet nga klubi madrilen, aty ku drejtuesit kanë nisur planet për një trajner tjetër, me po aq motivim sa Diego.
Bardhekuqtë deri më tani kanë menduar 5 emra dhe secili prej tyre është latin (3 spanjollë dhe 2 argjentinas), shumë të përshtatshëm për La Ligën.
I pari në listë është Luis Enrike, kurse i dyti trajneri i kombëtares spanjolle. Këta janë emrat më të kuotuar.
Pas tyre renditen Julen Lopetegi, Mauricio Poçetino dhe Junai Emeri (ky i fundit ekspert për futbollin europian). Simeone për disa vite me radhë ka qenë trajneri i parë ose i dytë më i paguar në Europë.diego simeone trajneri argjentinas atletiko e madridit
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente