Përfundojnë pjesët e para/ Nuk ka fitues në dy sfidat e grupit C, bardhësi në Këln dhe Mynih
Përfundojnë pjesët e para të dy ndeshjeve të grupit C të vlefshme për Kampionatin Europian. Anglia i ka mbyllur këto 45 minuta përballë Sllovenisë me rrjeta të paprekura.
Në minutën e 20, një aksion shumë i bukur me pasime të shumta bëri që “3 Luanët” të arrinin të gjenin rrugën e rrjetës, por gjyqtari anuloi festën e ekipit të Garet Sauthgejt për pozicion jashtë loje të Fil Foden.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Danimarka dhe Serbia kanë bërë paqe, teksa sfida e luajtur në “Allianz Arena” të Mynihut është mbyllur me rezultatin e bardhë 0-0.
Në minutën e 23, danezët dërguan topin në rrjetë pas një goditjeje këndi, por arbitri anësor e anuloi pasi topi doli jashtë vijë së fushës së blertë.
Mbetet të shihet si do të shkojnë 45 minutat e dyta të këtyre dy sfidave që po luhen në Këln dhe Mynih.anglia sllovenia danimarka serbia “euro 2024”
Burimi