‘Përdorni TikTok, nuk jeni aktivë sa duhet’, deputetët e PS kritikohen për rrjetet sociale

‘Përdorni TikTok, nuk jeni aktivë sa duhet’, deputetët e PS kritikohen për rrjetet sociale

Deputetët socialistë nuk janë shumë aktivë në TikTok dhe platformat e tjera të mediave sociale. Ky është përfundimi i dalë nga një analizë e kryer të premten në mbledhjen e zhvilluar nga PS në Elbasan.
Në takim mësohet se është analizuar aktivizimi i të gjithë deputetëve edhe në Facebook dhe Instagram. Në këtë takim është nënvizuar se edhe në Shqipëri, TikTok është rrjeti social që i ka kapërcyer të tjerët.
Gjithashtu është prezantuar edhe platforma e renditjes së shikueshmërisë së televizioneve.
Gjithashtu në mbledhje është folur edhe për votën e Diasporës. Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, ka thënë se sipas objektivave regjistrimi pritet të nisë në janar dhe të përfundojë në mars të vitit të ardhshëm.
Ndërsa Erion Braçe ka ngritur shqetësimin për mungesën e bashkëpunimit të disa institucioneve në lidhje me komisionin e dezinformimit.
Rreth orës 14:00, mësohet se mbledhja ka përfunduar dhe deputetët kanë drekuar në restorant.

 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente