“Përdorin pushtetin për të pasuruar veten”, Arlind Qori: Pas Berishës, SPAK të shkojë te Rama dhe te Meta

“Përdorin pushtetin për të pasuruar veten”, Arlind Qori: Pas Berishës, SPAK të shkojë te Rama dhe te Meta

Detaje të reja vijojnë të dalin nga dosja e SPAK për Berishën lidhur me aferën e kullave tek ish-klubi Partizani.
Mbi këtë dosje ka folur kreu i Lëvizjes Bashkë, Alrind Qori. Ai u shpreh se kemi të bëjmë me një familje që ka përdorur pushtetin për tu pasuruar. Por, shprehet ai, SPAK duhet të shkojë më tutje edhe për politikanë të tjerë.
“Do doja që SPAK jo vetëm t’i thellonte hetimet, por t’i shtonte hetimet edhe për politikanë të tjerë. Më vjen keq që këtë fat nuk e kanë ende zoti Rama, Veliaj, Basha apo Meta. Nuk jam nga ata që mendojnë se është burgosur Nelson Mandela. Ka përdorur pushtetin për të pasuruar veten dhe familjarët. Këtë bëjnë politikisht në Shqipëri. Janë goxha të pasur që përfitojnë. Korrupsioni është i thellë, tërësisht i shtrirë në spektrin partiak. Por hetimet duhet të ishin shtrirë dhe më thellë”, tha Qori në “Report TV”.

 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente