Përballja me Ramën në Kuvend, Bardhi u jep ‘porositë e fundit’ deputetëve të PD para seancës
Bardhi, Gjerkmarkaj, Noka
Grupi parlamentar i PD-së është mbledhur këtë të enjte në prag të nisjes së seancës së radhës në Kuvend.
Në selinë e PD-së janë mbledhur deputetët demokratë që kanë në fokus qëndrimet që grupi do të mbajë në Kuvend.
Fillimisht pritet të ketë një interpelancë me kryeministrin Edi Rama dhe më pas Belinda Ballukun.
Por po ashtu sot do të diskutohet edhe për një çështje që është bërë debat prej kohësh mes palëve politike, ajo për mandatin e Olta Xhaçkës.
Kuvendi do të nisë seancën e sotme të parashikuar në orën 10:00 me dy interpelanca të kërkuara nga Partia Demokratike. E para do të jetë me kryeministrin Edi Rama të kërkuar nga kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi në lidhje me mbetjet toksike.
Sikurse e bëri të ditur dy ditë më parë edhe kreu i grupit parlamentar socialist Niko Peleshi, kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm në sallë, por nuk konfirmoi nëse kryeministri Rama do t’i përgjigjet personalisht interpelancës së kërkuar me të në lidhje me mbetjet e rrezikshme.
Në kërkesën e PD-së thuhet se “rastet e përsëritura të konstatuara të eksportit të mbetjeve toksike ngrenë dyshime serioze se Shqipëria është përfshirë në një tregti të paligjshme ndërkombëtare të mbetjeve të rrezikshme”.
Sipas Bardhit “qeveria shqiptare duhet të informojë Kuvendin dhe opinionin publik se për çfarë bëhet fjalë, kujt i përkasin mbetjet e rrezikshme dhe të gjitha detajet e tjera që lidhen me këtë veprimtari”.
Gjithashtu në seancën e sotme dhe një interpelancë me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, të kërkuar nga një grup deputetësh.bardhi rama pd
Burimi