“Për Gertin: njeri, demokrat, politikan dhe bashkëluftëtar”/ PD, homazh në nder të ish-deputetit që u nda nga jeta

“Për Gertin: njeri, demokrat, politikan dhe bashkëluftëtar”/ PD, homazh në nder të ish-deputetit që u nda nga jeta

Ndarja e përkohshme nga jeta e Gert Bogdanit i ka pikëlluar të gjithë. Padyshim më të prekurit janë kolegët e tij në PD. Selis blu ka vendosur të nderojë ish-deputetin, duke ja kushtuar atij ditën e nesërme.
“Për Gertin: njeri, demokrat, politikan dhe bashkëluftëtar”, kështu e nis reagimin-homazh PD, e cila e ka shpallur ditë zie të enjten për të gjithë degët e saj.
Duke sjellë në vëmendje CV-në e tij, shkollimin, karrierën dhe jetën profesionale, Partia Demokratike vlerëson figurën e tij përgjatë gjithë karrierës politike që zuri fill në vitin 2007 kur fitoi si kryetar i Njësisë Bashkiake nr.10 për Partinë Demokratike dhe deri në vitin 2021 ku shërbeu si Sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike.

Për Gertin: njeri, demokrat, politikan dhe bashkëluftëtar

Gert Bogdani- 7 korrik 1980-18 shtator 2024
Dielli perëndoi sot përgjithmonë për njërin nga drejtuesit e shquar të Partisë Demokratike, njërin prej politikanëve që i kushtoi vitet më të mira të jetës demokrateve dhe demokratëve.
Gerti Bogdani u lind në Tiranë, ku mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’. Ai vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të Neë York-ut, ku u diplomua me ‘Nderimet më të Larta’ (Summa Cum Laude), duke u shpallur edhe fitues i Outstanding Graduate Aëard – ‘Medalje Ari’.
Bogdani, pas studimeve në Amerikë, u kthye në Shqipëri ku filloi karrierën profesionale si Profesor me kohë të plotë i Shkencave Kompjuterike në University of Neë York Tirana.
Ai është themelues dhe drejtues i Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në Botë.
Karrierën politike e fillon në vitin 2007, kohë kur kandidoi për Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr.10 Tiranë, duke fituar.
Gjatë kësaj kohe shërbeu si zëdhënës politik i PD. Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidon në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit, dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë. Nga viti 2009 e në vijim, ai vazhdoi aktivitetin si Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike-FRPD.
Në vitin 2011 u zgjodh zv/President i “Bashkimit Ndërkombëtar të të Rinjve Demokratë” (International Young Democrat Union – IYDU) e më pas, në janar të vitit 2012, n/Kryetar.
Në shtator 2015 u zgjodh Kryetar i IYDU, në Kongresin e zhvilluar në Lisbonë, duke u bërë kështu politikani i parë shqiptar me një post kaq të lartë në një organizatë ndërkombëtare.
Prej prillit 2007 deri në shtator 2021 ai shërbeu si Sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike.
Në fjalët e Sali Berishës, Kryetar i PD: “Gerti Bogdani do të mbetet njëri nga personalitetet e reja më të shquara të PD-së: një politikan demokrat, me civilitet, me formim, me përgatitje, me ndershmëri, me urtësi, në shkallën më të lartë. Kjo është një humbje e madhe për PD-në, por është një humbje e vërtetë për shoqërinë shqiptare. Gerti Bogdani ishte nga ata të rinj, pasardhës i një familje të shkëlqyer, të rreshtuar që në fillime me PD. Në rast se ka një njeri që njoh unë, i cili tek çdo qytetar, mik, shok i njohur, ka lënë vetëm përshtypje pozitive në çdo takim, në çdo komunikim, ky është Gerti Bogdani. I paharruar kujtimi i tij!”, u shpreh Berisha.
Burimi