Pensionet/ Nga përralla e Bablokut me pusin e Shpiragut, te justifikimi me gropën e pagave fiktive

Pensionet/ Nga përralla e Bablokut me pusin e Shpiragut, te justifikimi me gropën e pagave fiktive

Edi Rama në Shpirag /

Këtë herë, Babloku fajësoi për mos rritjen e pensioneve, bizneset që nuk deklarojnë pagat reale në tatime, kur e di mirë dhe me emra, që janë oligarkët e resorteve, ndërtuesit e kullave, binesnemenët sponsorë të PS-ës, ortakë, miq e familjarë të krerëve pushtetit, të cilët kanë nga 50% të punonjësve në të zezë, ndërsa për të regjistruarit deklarojnë paga minimale…

Në mbledhjen e Asamblesë së PS, kryeministri Edi Rama, pasi u bëri thirrje pensionistëve që dhe më 2025-në të votojnë PS-në, aktroi sikur ndjente dhimbje, që gjatë 3 mandateve në pushtet nuk i ka rritur dot pensionet.
Edhe këtë herë në prag zgjedhjesh, Edi Rama nuk e quajti mashtrim mos rritjen e pensioneve, por tha, se është i ulët niveli i të ardhurave të sigurimeve shoqërore, për shkak të mashtrimit që bëjnë bizneset, duke i deklaruar punonjësit me paga e sigurime minimale
Sipas tij, mashtrimi me pagat është 2-4 herë më i madh se pagat reale, që marrin punonjësit e bizneseve private me bordero ilegale, për të shmangur pagesën e kontributeve të sigurimeve.
Mashtrimin për mos rritjen e pensioneve, Babloku e vazhdoi me betimin, se në vitin 2025 qeveria do fillojë një operacion kundër mashtrimit me deklarimin e pagave e sigurimeve shoqërore, duke e quajtur krim fshehjen e pagave dhe çuarjen në burg të atyre që mashtrojnë.
Nuk dihet, nëse pensionistët e kanë besuar këtë mashtrim, por të njëjtën betim për rritjen e pensioneve, duke luftuar informalitetin e pagave e sigurimeve të punonjësve Edi Rama e bëri dhe muajin prill 2022, por mashtrimi me pagat vazhdon sepse e lejon vetë.
Edhe këtë herë, ai fajësoi për mos rritjen e pensioneve, bizneset që nuk deklarojnë pagat reale, duke folur sikur ata nuk zbulohen e nuk kapen dot; kur Babloku i di me emra konkret, se ata që mashtrojnë me paga e sigurime shoqërore, janë oligarkët e resorteve, hoteleve, ndërtuesit e kullave dhe biznesmenët sponsorë të PS-ës, ortakë, miq e familjarë të krerëve pushtetit.
Këta deklarojë pak punonjës e paga të ulëta, edhe sepse paguajnë çeqe te qeveritarët e drejtues tatimorë, që sipas investigimit të bërë nga “Pamfleti”, janë shumë biznese me pronarë miq e klientë të Bablokut, ndër ta Pëllumb Salillari, Gjergj Luca, Lul Morian, Bashkim Ulaj, Rrok Gjoka, Gaz Demi, Sadri Abazi, Paqësor Buzi, Sandër Sarapuli etj.
Duke dëgjuar mashtrimin për pensionet, se gjoja nuk po rriten për shkak të gropës së zezë financiare në sigurimet shoqërore; na u kujtua përralla e Bablokut treguar te puset e Shpiragut në Berat më 22 gusht 2023 dhe e vazhduar me 2 konferenca për mediat.
Veshur si gjeologët e kompanisë SHELL, Edi Rama tha se në Shpirag është zbuluar nafta lum; aq sa pensionet e pagat do jenë më të larta se në vendet e BE, dhe do krijojmë fondin Sovran të pensioneve sipas modelit të Norvegjisë.
Sipas përrallës së Bablokut, në tetor-nëntor 2023 do bëhej testimi i nxjerrjes së naftës dhe në janar 2024, qeveria do merrte 200 milionë euro-t e para; me të cilat do fillonte rritja e pensioneve.
Por nga janari e deri në fund të muajit gusht 2024, Babloku nuk foli më për pensionet që do rriteshin nga nafta e Shpiragut; ndërsa në mbledhjen e Asamblesë së PS më 8 shtator, premtoi se brenda vitit 2025 pas zgjedhjeve, pensionet do rriten duke luftuar mashtrimin që bëjnë bizneset me pagat e sigurimet shoqërore./Pamfletipërralla e bablokut pusi i shpiragut pensionet
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente