“PD ka zhvilluar aktivitetin përmes dhunës”, Frrok Çupi: Berisha degradoi drejtësinë, tani ajo po i kërkon llogari!
Analisti Frrok Çupi thotë se Sali Berisha e degradoi drejtësinë gjatë kohës që ishte në pushtet, por shton se tani është drejtësia e re, që po i kërkon llogari atij për veprat penale që ka kryer.
I ftuar në ABC News, duke komentuar protestën e sotme, ai tha se PD e ka zhvilluar aktivitetin e vet përmes dhunës.
“E gjithë fjala për drejtësinë ka lidhje me fenomenin Berisha, i cili e degradoi drejtësinë. Gjëja e parë që bëri Berisha ose PD sa erdhi në pushtet mblodhi revolucionarët politikë për t’i bërë prokurorë dhe gjyqtarë në mënyrë tragjike por me pamje qesharake. Hapi një kurs 6 muajsh kur bota e qytetëruar po shkonte drejt sofistikimit të drejtësisë, krimit, tendencës juridike, legale, me qëllim që shtetin dhe qeverinë t’i bëjë më të fortë se individi.
PD dhe Berisha bënë të kundërtën derisa erdhi momenti që drejtësia ishte zero, dhe krejtësisht e padrejtë dhe gjë më të tmerrshme për një komb apo shtet, nuk ka sesa drejtësia që të mbajë anën e të padrejtës. Berisha erdhi me paralelen e tij private, e familjes së tij, dhe krimit fizik për të mbajtur pushtetin politik. Ishin dy rrugë që sollën momentin ku ai vdiq Shqipëria republikë. Kishte blerje të gjyqit, të së drejtës. Tani jemi në kohën ku drejtësia do të kërkojë llogari prej Berishës dhe njerëzve të tij. Por PD po ndjek të njëjtën rrugë, metodë dhe tipologji si regjimet jo legale.
PD e ka në tipologjinë e vet dhunën. S’kemi dëgjuar deri më sot që të marrë iniciativë për të vegjlit, artistët, botën shpirtërore të kombit përveçse për këtë që është e dhunshme”, u shpreh analisti.
Burimi