PD e gjitha në sulm ndaj SPAK, Këlliçi: Dumani drejtues politik i PS, po godet opozitën para zgjedhjeve
Drejtuesi politik i Tiranës, Belind Këlliçi, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj SPAK, pasi kjo e fundit i komunikoi akuzën ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me procesin e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.
Teksa e cilësoi Altin Dumanin, si një “drejtues politik të PS për drejtësinë”, Këlliçi shkoi dhe më tej duke thënë se me komunikimin e kësaj akuze u dha mes të tjerash dhe një mesazh se PD e ka të pamundur të vijë në pushtet.
“Ky standard aplikohet mbi një ish-kryeministër, liderin e opozitës. Të mbash të izoluar për 254 ditë kreun e opozitës është kurajo e madhe. Pritej kjo manovër para zgjedhjeve. U bë për të turbulluar opinionin për të dhënë një mesazh se PD e ka të pamundur në këto kushte. Por ne jemi të vendosur për t’i shkuar deri në fund nevojës së shqiptarëve për ndryshim”, tha Këlliçi në”A2 CNN”.