“PD do pësojë disfatë si në ’97-ën”, Berisha i përgjigjet Ramës: Do marrash vota, aq sa mori Ramiz Alia në ’92-shin

“PD do pësojë disfatë si në ’97-ën”, Berisha i përgjigjet Ramës: Do marrash vota, aq sa mori Ramiz Alia në ’92-shin

Kryedemokrati Sali Berisha, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me deklaratën e tij se Partia Demokratike do të marrë më pak deputetë se në 1997.
Në një komunikim me gazetarët online nga banesa, Berisha tha se ka marrë fund koha kur opozita shkonte pas berihajit. Sipas tij, Edi Rama do të marrë ato që mori Ramiz Aliaj në vitin 1992
“Përsa i përket asaj që thoni, besoj se është e qartë si drita e diellit se një vend që arreston, mban në arrest shtëpie, pa akuzë, 9 muaj liderin e opozitës, kundërshtari i tij ka probleme të mëdha, ka frikë dhe tmerr prej tij, se nuk i fiton dot zgjedhjet dhe se me firmat e tij, fap, fap, fap e paf, paf, paf, ka kryer një zinxhir krimesh të mëdha, për të cilat nuk do të ketë amnisti. Pra gjithçka është politike. Ka marrë fund koha kur opozita shkonte pas berihajit, jo, opozita qëndron. Do të nisë betejën për qeveri teknike, në të drejtën më kushtetuese më ligjore të saj, për të rikthyer votën e lirë shqiptarëve. Të garantoj se në çdo zgjedhje të lirë, Edi Rama do të marrë ato që mori Ramiz Aliaj në vitin 1992 dhe asnjë votë më shumë. Në çdo zgjedhje të lirë. Mos besoni pollet, në të gjitha pollet në diktaturë, narkodiktatura, diktatori i ka në qiell treguesit. Në 1992, partia e krimit, PS-ja para zgjedhjeve ishte 26 pikë sipas Gallupit, para Partisë Demokratike, prandaj dhe ne qëndrojmë për qeveri teknike dhe zgjedhje të ndershme”, tha Berisha.
Burimi