Pazaret te Onkologjiku, Beci: Mjekët të akuzohen për korrupsion, hetimi do të zbardhë skandale të tjera

Pazaret te Onkologjiku, Beci: Mjekët të akuzohen për korrupsion, hetimi do të zbardhë skandale të tjera

Ish-Prokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beci, ka folur lidhur me skandalin te Onkologjiku.
Ai tha se në takimin me mjekët, kryeministri Rama bëri propagandë. Ai e konsideroi si krim kundër njerëzimit sjelljen e mjekëve të përfshirë në skandalin e Onkologjikut, teksa shtoi se duhet të studiojmë se nga kush janë organizuar këta mjekë, cili është skenari dhe si u ndërtua sistemi.
Beci u shpreh se në rastin konkret kemi shpërdorim detyre jo për mjekët, por për ata që e krijuan këtë mënyrë funksionimi.
“Për mjekët nuk ka shpërdorim detyre, por korrupsion”, tha Beci për “News 24”.
Ai u shpreh se mjeku duhet të përgjigjet për korrupsion, për mjekim të gabuar, por shpërdorimin e detyrës. Beci tha se hetimi lidhur me këtë skandal është në fillim, pasi duhet shtrirë edhe në çështjet e tjera, si ajo sepse nuk është vënë në punë pajisja mjekësore.
Burimi