Pasi la “duarbosh” PSG-në dhe iku te Reali, Mbappe kërkon të hedh në gjyq ish-klubin për bonuset e papaguara!
Pas iku te Real Madrid me parametra zero, Kylian Mbappe duket se po bëhet gati për një betejë ligjore me ish-klubin e tij PSG.
Sulmuesi francez mësohet se është i përgatitur të padisë PSG, nëse nëse këta të fundit refuzojnë t’i paguajnë shumën që i detyrohet, sipas nënës së lojtarit, Fajza Lamari.
Sipas disa burmimeve që folën për ESPN-së se kampionët e Ligue 1 ende nuk i kanë paguar Mbappe 80 milionë euro ose 86 milionë dollarë për një bonus plus dy muaj në pagat e vitit 2024.
25-vjeçari u largua nga PSG pasi i skadoi kontrata në qershor dhe iu bashkua Real Madridit me një kontratë pesëvjeçare.
Kur u pyet nëse Mbape është gati të dërgojë PSG-në në gjykatë, Lamari i tha Le Parisien, siç raporton Diario AS: “Nëse nuk kemi zgjidhje tjetër, po, sigurisht. Tani, me të vërtetë shpresoj që kontrata që kemi nënshkruar dy vjet më parë të respektohet.
“Të ndalojmë së thëni që Kilië tha ose nuk tha, bëri këtë ose nuk bëri atë … Në realitet, askush nuk mund të thotë se çfarë ndodhi, as unë as përfaqësuesit e PSG-së sepse për dy vjet Kilië dhe presidenti [Nasser Al-Khelaifi] gjithmonë takoheshin vetëm, përveç një herë”.
Burime të ESPN thanë se PSG nuk do t’i paguajë Mbape atë që i detyrohet në një përpjekje për të rikuperuar paratë për largimin e tij, të cilën burimet thanë se Mbape e pranoi me PSG-në në gusht.
Burimi