Pas më shumë se dy orësh, Monika Kryemadhi del nga ambientet e SPAK
Pas më shumë se dy orësh brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, Monika Kryemadhi ka dalë nga SPAK.
Kryemadhi ka dalë e buzëqeshur nga mjediset e SPAK, ndërsa ndaj saj ka një masë sigurie “detyrim paraqitje”. Nuk dihet nëse Kryemadhi ka shkuar për të tërhequr fashikujt e dosjes, apo për të zbatuar masën e sigurisë që i është vendosur nga GJKKO.
Deputetja Monika Kryemadhi po hetohet nga SPAK për “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”, në të njëjtën dosje me ish-presidentin Ilir Meta, i cili prej 23 tetorit qëndron në masën e sigurisë “arrest në burg”.
Deputetja e Partisë së Lirisë u është paraqit ditën e sotme e shoqëruar nga vajza e saj Bora Meta. Para gazetarëve në një koment të shkurtër ajo ka deklaruar se: “Erdha të marr letrat e SHIK-ut”.
Burimi