Pas dekorimit nga Blinken, Altin Dumani valë takimesh në SHBA; për kë po bien kambanat?
Dumani prej afro 1 jave ndodhet në SHBA, takime të shumta në institucionet amerikane…
Nuk kanë të ndalur lajmet e këqija për pushtetarët shqiptarë. Dekorimi i Altin Dumanit nuk u prit aspak mirë nga të korruptuarit, të cilët turfullonin nga ky nderim që ju bë kreut të SPAK.
Ndryshe nga Ardian Dvorani që e mori vesh lajmin nga këtu, Dumani ishte i ftuar në një ceremoni speciale të organizuar nga vetë Sekretari Blinken. Por ajo ceremoni nuk ka qenë e vetmja, pasi Dumani që prej javës së kaluar ndodhet në SHBA dhe ka kryer një sërë takimesh.
I pari që njoftoi një gjë të tillë ishte zv/sekretari Todd D. Robinson, i cili u shpreh se Duami bashkë me 9 kampionët e tjerë të luftës antikorrupsion kanë pasur takime të ndryshme në kuadër të një programi të veçantë.
“Kampionët kanë qenë në Shtetet e Bashkuara prej disa ditësh për takime me homologët e qeverisë si pjesë e një Programi Ndërkombëtar të Udhëheqjes së Vizitorëve. Dhe dua të falënderoj Byronë e Çështjeve Arsimore dhe Kulturore për partneritetin tuaj në krijimin e këtij programi të vlefshëm”, tha Todd D. Robinson.
Sot ishte Departamenti i Drejtësisë, i cili njoftoi për një takim mes Dumanit dhe zëvendës Ndihmës Prokurorit të Përgjithshëm Bruce Sëartz.
“Zëvendës Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm Bruce Sëartz u takua me Kryeprokurorin e Posaçëm Shqiptar Altin Duman duke e uruar atë për Çmimin e Kampionit Antikorrupsion, përforcimin e partneritetit dhe mbështetjen e luftës së SPAK kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në njoftim.
Sipas burimeve, Dumani ka pasur dhe do të ketë takime edhe në institucione të tjera të drejtësisë amerikane. Historikisht, sa herë që Dumani ka qenë në SHBA, menjëherë pas kthimit ka pasur goditje. Edhe pse Rama pretendon se Amerika solli “Ndoc Rrokun”, në fakt janë amerikanët ata që e drejtojnë lojën dhe të shohim kush ka hyrë në listë të zezë. /Pamfleti
Burimi