Pas 3 dëshmive në SPAK, “zhduket” Elona Guri; “bankierja lavatriçe” e çiftit Meta-Kryemadhi
Ilir Meta dhe Elona Guri /
Sipas dosjes penale, referuar hetimeve dhe dëshmive të Elona Gurit, kjo pastronte milionat e zeza të çiftit Meta-Kryemadhi me blerje apartamentesh, vilash e tokash dhe mblidhte çanta nga drejtorët e bizneset që paguanin haraçet, si dhe transferonte miliona në Angli te fëmijët e tyre dhe te kompanitë offshore…
Elona Adil Guri është në listën e atyre zyrtarëve të LSI, që kanë dëshmuar për aferat korruptive, pasuritë, transaksionet, fshehjen e miliardave brenda e jashtë Shqipërisë, lobimeve dhe ortakërive faktike në biznese të çiftit Meta-Kryemadhi.
Kushërira e Ilir Metës, të cilën Monika e quante “Kunata yll”, është person nën hetim në gjendje të lirë, por deklarimet e saj te agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe te prokurorët Arben Kraja e Sotir Kllapi, përbëjnë një bazë provash të forta në dosjen “Meta-Kryemadhi”.
“Ushtarët” brenda SPAK, vunë në dijeni Ilir Metën për dëshminë goditëse të Elona Gurit, prandaj ai e futi në listën e tradhëtarëve të grupit “Kryemadhi”, por faktikisht, për të shpëtuar veten nga burgu, ajo ka dëshmuar për çdo aferë që ka bërë bashkë dhe veç e veç çifti mafioz.
Por 3 muaj pas dëshmisë së fundit në SPAK, Elona Guri është “zhdukur” dhe nuk e di askush ku ndodhet, madje nuk është as në Vilën Nr. 89, as te 3 apartamentet dhe Bar-Kafe te “Kodra e Diellit” ku banon e bën biznes.
Për këto pasuri, që te kompleksi “Kodra e Diellit”, minimalisht janë në vlerë totale 800 mijë Euro, Elona e çiftit Meta- Kryemadhi, thotë se i ka blerë me kursimet nga puna si kordinatore në LSI, këshilltare e LSI në Kuvend, sekretare në Ministrinë e Jashtme dhe Presidencë, por hetimet e BKH, kanë zbuluar gjurmë se janë të Ilir Metës, dhënë nga ndërtuesi Gentian Sula
Ajo nuk përgjigjet as te numri i telefonit: 068 40 08 866, numër që sipas dosjes së BKH, ka shërbyer si “kontakt i besuar” për pazaret që Elona Guri bënte në emër të çiftit Meta- Kryemadhi me biznesmenë, trafikantë, drejtorë të LSI dhe persona që kërkonin poste në sektorë ku bëhen pasuri e miliona, por dhe për porositë që i jepnin Meta e Kryemadhi, madje dhe nënë Fatimja.
Në dosjen e SPAK dhe hetimet BKH, janë skeduar 33 udhëtime të Elona Gurit në Angli me pasaportë diplomatike, nisur në vitin 2010 si Sekretare e Ministrit të Jashtëm, Edmond Haxhinasto, kur çifti Meta-Kryemadhi kishte krijuar lidhje me qarqet mafioze atje.
Por udhëtimet e Elona Gurit, vazhduan e u shpeshtuan pas vitit 2013 e vazhduan deri në muajin maj 2022, kur 3 fëmijët e çifti Meta-Kryemadhi ishin me studime në Angli, udhëtim që i niste nga salloni VIP i Rinasit, pajisur me pasaportë diplomatike si Sekretare e Ministrit të Jashtëm, Këshilltare e Grupit Parlamentar të LSI në Kuvend dhe sekretare e Ilir Metës në Presidencë.
Sipas dosjes së SPAK, referuar hetimeve dhe dëshmive të Elona Gurit, kjo pastronte paratë e zeza të çiftit Meta-Kryemadhi me blerje apartamentesh, vilash e tokash dhe mblidhte çanta nga drejtorët dhe bizneset që paguanin haraçet.
Ndërsa me udhëtimet në Angli, Elona Guri transferonte mijëra Paund, Euro e USD te femijët e çiftit Meta-Kryemadhi, ndërsa shumicën i çonte fizikisht te kompanitë offshore, nëpërmjet agjencive e fondeve financiare si “BESA” etj., pa harruar pagesat për lobimet e huaja./Pamfletielona guri
Burimi