Partnerë në jetë dhe në krim/ Si Kristian dhe Drilona Boçi shpenzonin paratë e përfituara nga krimi në Egjipt, Miami dhe Bali
Kristian dhe Drilona Boçi
Prokuroria e Tiranës futi në “grackë” biznesmenin e njohur Kristian Boçi, bashkëshorten e tij Drilona Boçi dhe 5 persona të tjerë të lidhur me ta. Ata bashkërisht dyshohet se gjeneronin para, duke përfituar nga të ardhurat e trafikut të lëndëve narkotike.
Sipas njoftimit të prokurorisë së Tiranës Kristian Boçi rezulton i dënuari për drogë në Belgjikë dhe krijoi një shoqëri tregtare ku pastronte para. Nga hetimet rezulton se Kristian Boçi ka bërë blerje fiktive me vlera jo reale, ndërsa ka marrë kredi të mëdha të pajustifikuara.
“Nga hetimi i kryer, u siguruan prova se shtetasit E. A. në bashkëpunim me shtetasin K. B., E. B. etj., kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, dhe në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe bashkëshortet e tyre,” njoftoi Prokuroria.
Po kush janë Kristian dhe Drilona Boçi?
Drilona Boçi është pronare e një nga atelietë më të njohura në Tiranë. Bëhet fjalë për “Altar”. Ajo është martuar me Kristianin në moshën 17-vjeçare dhe bashkë kanë dy fëmijë.
Pak vite më parë, ajo ka treguar se bashkëshortin e saj e ka takuar në moshën 16 vjeçare dhe ishte dashuri me shikim të parë. Për shkak të diferencës së moshës, prindërit e Drilonës nuk kanë qenë dakort me lidhjen, por me kohën gjërat ndryshuan. Martesa nuk e ka penguar atë të marrë pjesë në konkurse bukurie dhe të përfundojë studimet për drejtësi.
Nga ana tjetër, Kristian njihet si një personazh dhe biznesmen i njohur, pasi është edhe shumë aktiv në rrjetet sociale, ku ndan momente nga jeta e tij luksoze. Madje ai është edhe një mbështetës i sportistëve të boksit dhe njihet për shoqërinë e ngushtë me aktorin e humorit Bes Kallaku.
Pas ndarjes së Xhensilës me aktorin, ishte reagimi i Kristian Boçit që bëri xhiron e rrjetit. Ish miku i ngushtë i çiftit bëri një postim në rrjetet sociale ku shkruante se e kishte paralajmëruar për këtë fund. Në Instagramin e tij, Kristian Boçi shkruante:
“Mosmirënjohja. Më vjen keq vëllai im, po më beso. Ke shpëtuar një herë e mirë nga qoftë largu. Të pata thënë vëlla. Bes Kallaku”.
Nga Egjipti, në Miami dhe Bali, si Kristian dhe Drilona Boçi shpenzonin paratë e përfituara nga krimi
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar rreth 50 milionë euro pasuri. Në listën e pasurive të sekuestruara renditen: 14 shoqëri tregtare, dyqane, apartamente dhe vila luksoze.
Pronat e sekuestruara janë në pronësi të 7 personave, të cilët në bashkëpunim me Alman Abule, i dënuar në Belgjikë për trafik droge e grup kriminal, kanë pastruar para duke bërë blerje fiktive me vlera jo reale.
Mirëpo ajo që bie në sy është se mes 7 personave të përfshirë në këtë skenë, qëndron dhe emri i Kristian Boçit dhe bashkëshortes së tij, Drilona Boçi.
Sipas njoftimit të Prokurorisë së Tiranës, Kristian Boçi rezulton se krijoi një shoqëri tregtare mes të cilës pastronte paratë e Elman Abules. Nga hetimet rezulton se Kristian Boçi ka bërë blerje fiktive me vlera jo reale, ndërsa ka marrë kredi të mëdha të pajustifikuara.
Ndër të tjera thuhet në njoftim se Kristian Boçi ka ka konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe në këtë skemë dyshohet se është përfshirë edhe bashkëshortja e tij, Drilona Boçi.
Kristian Boçi është një emër shumë i njohur në vend. Pasi cilësohet si biznesmen i madh, por edhe i njohur për jetën luksoze dhe marrëdhëniet me personazhet VIP.
Nëse “hedh” një sy në rrjetet sociale, menjëherë sapo futesh në profilin e Kristianit dhe Drilonës bie në sy jeta luksoze e çifit, mes makinash, e veshjeve të shtrenjta apo dhe udhëtimet në vende të ndryshme me avion privat.
Veç jetës luksoze, Boçi në rrjetet sociale reklamonte edhe bamirësinë që bënte për familje në nevojë, apo për persona që kishin probleme shëndetësore dhe kishin nevojë për ndihmë financiare.
kristian dhe drilona boçi
Burimi