“Parti të reja instrument në duart e Ramës”/ Shabani përplaset me Shehajn: Thuaj emra, mos hidh akuza

“Parti të reja instrument në duart e Ramës”/ Shabani përplaset me Shehajn: Thuaj emra, mos hidh akuza

Deputeti Agron Shehaj dhe kreu i “Nismës Thurje” Endri Shabani kanë folur lidhur me kandidimin në zgjedhje të partive të vogla. Por sa mund të ndikojë dalja të vetme në zgjedhje të partive të reja dhe atyre që konsiderohen si të vogla në raport me fragmentarizimin e votës?
Shehaj tha se nuk ka dëgjuar nga asnjë prej drejtuesve të PD që forca e tij politike të jetë opozitë e opozitës. Ai u shpreh se do të garojë e vetme në zgjedhjet parlamentare, duke theksuar se Shqipërisë nuk i vjen asnjë e keqe nga partitë e reja.
“Do të shqetësohesha nëse nuk do të krijoheshin parti të reja. Jemi në një situatë ku një pjesë e elektoratit nuk ka besim te partitë e vjetra. PD e vuan më shumë se është në opozitë, ndërsa PS e vuan më pak, pasi duke qenë në pushtet i ka mundësitë t’i mbajë më afër të pakënaqurit”, tha Shehaj për “Open”.
Ai theksoi se Edi Rama ka futur dhe po fut duart në partitë e reja, duke tentuar të drejtojë garën edhe te këto parti. Shehaj tha gjithashtu se votuesit duhet të jenë të vëmendshëm për të parë se kush janë këto parti të reja që shërbejnë si instrumente të Edi Ramës.
“Do të ishte naive të mendonim se kjo nuk do të ndodhte dhe nuk po ndodh. Si mundet partitë politike të bëjnë fushata që kushtojnë miliona euro dhe të mos bëjnë transparencë mbi fondet? Në takimin e Durrësit ne harxhuam 10 mijë euro, por nëse bën 100 takime, ja ku u bënë miliona euro”, tha Shehaj.
Shehaj përmendi parti që po bëjnë takime jashtë vendit, por nuk përmendi emrin e ndonjë subjekti politik që mund të jetë instrument në duart e Ramës.
Por, Endri Shabani u shpreh se nëse dikush ka informacione se x parti apo y politikan mbështetet nga Edi Rama, atëherë duhet ta bëjë publike se kush janë.
“Thuaj se kush janë këto parti, ndaj jemi parti të reja që t’i themi gjërat hapur”, u shpreh Shabani.
Ai tha se do të garojë me të gjitha forcat e reja që duan të bëhemi bashkë në zgjedhjet e ardhshme.
“Kemi përballë një klasë politike që është e vështirë ta mundësh. Duhet krijuar një koalicion sa më i gjerë”, përfundoi Shabani.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente