“Parlamenti zgjatim i qeverisë”, Tabaku për mbetjet toksike: Skandal ndërkombëtar

“Parlamenti zgjatim i qeverisë”, Tabaku për mbetjet toksike: Skandal ndërkombëtar

Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar se nuk kemi një parlament normal, pasi sipas saj nuk ka atë fuqi që duhet të kishte. Ajo theksoi se parlamenti është një zgjatim i qeverisë.
“Parlamenti ka një sfidë shumë të madhe këtë vit, atë të vitit elektoral. Parlamenti duhet të rezonojë atë që presin njerëzit, politika është një instrument për të ndryshuar”, tha Tabaku për “News24”.
Lidhur me çështjen e mbetjeve dhe interpelancën me Kryeministrin Edi Rama, Tabaku tha se ky ishte një skandal në vazhdën e shumë skandaleve që kanë ndodhur. Sipas saj, ky skandal e bën Portin e Durrësit si një han pa porta.
“Është një skandal i përmasave ndërkombëtare. Shqipëria po konsiderohet si një pikë e kuqe në transportimin ilegal të mbetjeve toksike.
Nuk bëhet fjalë për një dyshim, por për dy anije që janë duke u kthyer. Këtu bëhet fjalë për një zinxhir, nga Porti i Durrësit te Ministria e Mjedisit, te kompania Kurum, tani ose këtu shteti është palë, ose këto kanë gënjyer shtetin”, tha Tabaku.
Burimi