Pacientët në radhë tek Onkologjiku për të marrë shërbimin: Mungojnë ilaçet, vijmë enkas nga rrethet

Pacientët në radhë tek Onkologjiku për të marrë shërbimin: Mungojnë ilaçet, vijmë enkas nga rrethet

Teksa prokuroria e Tiranës po vijon hetimet për dosjen “Onkologjiku”, pacientët që cilët vuajnë nga sëmundjet e rënda si tumori, shprehen se po përballen me vështirësi.
Ata tregojnë se mbajnë radhë të gjata për të marrë shërbimin që iu nevojitet. Pacientët shprehen se konsultat i kryejnë pranë qyteteve të tyre për shkak të pamundësive ekonomike. Përveç kësaj, ata shprehen se kanë dhe mungesë ilaçesh.
“Sot unë kam ardhur të sjell përgjigjen e skanerit. E kam bërë në shtet. Jam me kancer në gjoks. Jam operuar në spitalin publik të Durrësit. Kemi mungesë ilaçesh. Ndonjëherë më kanë thënë që ilaçet janë në mungesë, ndonjëherë nuk i kam marrë prej mundësive financiare.
Kam një vit e ca që vuaj nga kjo sëmundje. As vetë se di si do shkojë puna. Tani kam marrë borxh, nuk e di si ku do t’i gjejë lekët për t’ia dhënë farmacistit. Kimioterapinë e kam bërë në Durrës për shkak të vështirësive financiare. Vij njëherë në muaj për rreze këtu”, shprehet një qytetare për “Report Tv”.
“Do marr një recetë. Kur të vijë doktori do e marrim. Vij nga Fieri njëherë në tre muaj te onkologjiku” thotë një qytetare tjetër.
Burimi