Operacioni në Elbasan, Ngjela: SPAK po godet krimin dhe korrupsionin masiv

Operacioni në Elbasan, Ngjela: SPAK po godet krimin dhe korrupsionin masiv

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar aksionin e SPAK në Elbasan dhe ekzekutimin e 19 urdhërarresteve dhe dy masa sigurie, ku në pranga ranë ish-gjyqtarë, avokatë dhe ish-shefi i krimeve.
Ai u shpreh se SPAK është duke vepruar. Sipas tij, pas krijimit të Prokurorisë së Posaçme kriminaliteti në vend ka rënie.
“SPAK është në veprim. Ka qenë shumë i shpërhapur krimi dhe korrupsioni, ka dëmtuar shumë vendin dhe psikologjinë e popullit sepse ka qenë i pakontrolluar krimi në Shqipëri. Tani ka një rënie pas daljes së SPAK. Ka rënie të kriminaliteti”, tha Ngjela për “Report Tv”.
Teksa flitet se mund të ketë arrestime të tjera nga përgjimet e bëra nga aplikacionet Sky dhe Encrochat,  ai u shpreh se duhet që të shihen provat që do të dalin nga këto përgjime.
“Varet sa të fortë janë provat. Duhet parë është ose jo provë, jo nga se është marr. Mos harroni që ka qenë Blinken që tha do ti hiqet korrupsioni Shqipërisë. Politika amerikane krijoi dhe mban SPAK për të krijuar një luftë të ashpër kundër korrupsionit. Ata që janë arrestuar, shihen. Nuk kanë qenë me Shqipërinë, do ti dëgjoni, do ti dëgjoni pse kanë punuar. Duhet të presim proceset gjyqësore që do të dalin provat”, tha ai.
Ngjela komentoi edhe protestën që u zhvillua pasditen e sotme për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Ai tha se është shtuar kriminaliteti tek moshat e reja dhe duhet që të ketë hetim nga shteti.
“Ajo ishte një ngjarje mes adoleshentëve, por si arrin që një i ri të bëhet vrarës kjo është e rëndë. Ata që e pësuan kanë të drejtë të kërkojnë drejtësi. Po pse kriminaliteti ka kaluar deri në moshat e vogla, dihen motivet? Ne duhet që të presim deri në fund që të shohim se çfarë ka ndodhur, drejtësia kërkon impenjim shtetëror”, u shpreh Ngjela.
Burimi