Operacioni i SPAK, Prençi: Pajtime Fetahu, ura lidhëse mes Suel Çelës dhe prokurorëve e gjyqtarëve

Operacioni i SPAK, Prençi: Pajtime Fetahu, ura lidhëse mes Suel Çelës dhe prokurorëve e gjyqtarëve

SPAK ka lëshuar urdhër arrest për Suel Çelën, vëllanë e tij, ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu dhe 13 persona të tjerë në kuadër të një operacioni për goditjen e një organizate kriminale. Gazetarja Keti Banushi e ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ thotë se për herë të parë, SPAK ka ngritur akuzë për organizatë kriminale.
Ajo thekson se masë ‘arrest me burg’ është lëshuar edhe për vëllanë e Suel Çelës, i cili ndodhet në një burg në Itali.
“Arrestimet në kuadër të organizatës kriminale, kjo është forma më e lartë e bashkëpunimit të grupeve kriminalë. Ka në përbërje emra në profesione të ndryshme, krahas drejtuesit të organizatës, ka në përbërje ish-gjyqtarë Pajtime Fetahu ndaj së cilës është caktuar arrest me burg, zyrtarë të lartë të policisë, Dean Gjoni i arrestuar. Shumica më e madhe kanë qenë të arrestuar, por ka edhe emra personash që janë të arrestuar. Masë e dytë sigurie për Suel Çelen. Nuk është arrestuar, ka për vëllanë e tij që është i arrestuar në një burg në Itali. Kemi për herë të parë të përfshirë edhe dy gazetarë”, tha gazetarja Banushi.
Banushi thotë se ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu përdorte anëtarë të bandave për të goditur gazetarët dhe mediat, në raste kur bënin artikuj ndaj saj. Një episod i bërë publik në media, është se Fetahu kishte porositur vrasjen e gazetarit Saimir Kodra.
“Fetahu ka qenë në sulmin e mediave sidomos të mediave investigative dhe dalin në biseda që me anëtarë të grupeve kriminalë u kërkonte ndihmë që të reagonin ndje këtyre personave. Të paktën në disa episode që del. Bëhet fjalë për investigim që ka bërë emisioni ‘Stop’ që kishte në qendër këtë gjyqtare, kjo gjyqtare i ka kërkuar ndihmë anëtarëve te organizatës, nuk e di për eliminim apo jo, por për të reaguar ndaj gazetarit”, tha Banushi.
Gazetari Armand Bajrami thotë se disa akuza janë ngritur në këtë dosje, si pastrim parash, trafik narkotikësh, korrupton etj.
“SPAK është ndihmuar nga të dhënat e Sky Ecc. Sipas SPAK janë harmonizuar me prova të tjera, janë ngritur dyshime se anëtarë të këtij grupi janë përfshirë në veprimtari të paligjshme, pastrim parash, trafik narkotikësh, korrupsion. Për herë të parë një akuzë e ngritur për organizatë kriminale. SPAK s’ka individualizuar akuzat për secilin nga personat”, vijoi Bajrami.
Ish-drejtori i policisë, Shemsi Prençi thotë se Fetahu bënte lidhjen mes Suel Çelës dhe prokurorëve e gjyqtarëve.
“Vija e zjarrit do jetë kur të arrestojë një ministër në zyrë, atëherë do marrë iniciativën organet ligjzbatuese të shtetit për të vendosur rend dhe siguri publike. Kjo çështje nuk është mbyllur. Nëse shpata e SPAK do godasë te zyrtarët e shtetit në qendër dhe bazë atëherë do kuptojnë se e ka bërë detyrën më së miri, deri tani jemi me ish. Fakti që Fetahu ishte në një masë sigurie dhe iu ashpërsua. SPAK ka vërtetuar se ishte ndërlidhësja mes kreut të grupit të organizatës dhe prokurorëve dhe gjyqtarëve. Nuk shkonte Suel Çela të qëndronte te gjykata, e bënte Pajtime Fetahu. Në biseda rëndohen pozitat e ish-shefit të krimeve Dedan Gjoni”, deklaroi Prençi.
Burimi