Operacioni i SPAK, kush është biznesmeni që pastronte paratë e Suel Çelës? Lidhje të forta edhe me politikën

Operacioni i SPAK, kush është biznesmeni që pastronte paratë e Suel Çelës? Lidhje të forta edhe me politikën

Mes të arrestuarve në operacionin e SPAK në Elbasan është edhe Bujar alis Marsel Shega. Bëhet fjalë për një biznesmen, i cili dyshohet se ka financuar organizatën kriminale të Suel Çelës, por edhe ka pastruar paratë e pista. Rezulton se ai është i afërm i Emiljano Shegës, të cilit pak kohë më parë ju sekuestruan 3 mln euro pasuri.

Bujar Shega është prangosur në Milano. Kompanitë e tij, Viola Green dhe Wonder Green, kanë fituar tendera për pastrimin e disa qyteteve dhe Shega njihet për njohje dhe lidhje të forta në politikë.
Përmes kompanive të tij, dyshohet se Shega pastronte paratë e disa grupeve, përfshirë dhe një grup të fuqishëm me bazë me Dubai, që ka investuar në Tiranë në pasuri të paluajtshme.

 
Burimi