Operacioni i SPAK, del sërish emri i ish-shefit të Krimeve Dedan Gjoni; tjetër masë sigurie për të

Operacioni i SPAK, del sërish emri i ish-shefit të Krimeve Dedan Gjoni; tjetër masë sigurie për të

Të tjera detaje dalin nga operacioni i SPAK në Elbasan. Përveç disa ish-gjyqtarëve Po ashtu, është lëshuar masë sigurie arrest me burg edhe për ish-shefin e Krimeve, Dedan Gjoni, i cili ndodhet i arrestuar edhe për një çështje tjetër.
Mësohet se Dedan Gjoni është djali i vëllait të ish-gjyqtarit të hetuar për fshehje pasurie, që pati dhënë dorëheqjen, para se të dilte para vetingut.
Dedan Gjoni ndodhet në arrest me burg prej 20 nëntorit 2023 i akuzuar për sigurim të kushteve për të kryer vrasje me grupin Breçani. Në këtë dosje ndaj tij janë dhe akuzat ‘Trafik narkotikësh’, ‘Grupi i strukturuar kriminal’, ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe ‘Shpërdorim detyre’.

 
Burimi