Operacion antidrogë në Shkodër, arrestohen 3 kryetarë fshatrash
Operacion antidrogë në Shkodër
Policia e Shkodrës ka asgjësuar rreth 11 mijë bimë , 6832 fidanë dhe 10.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa në 3 fshatra.
Nga kontrollet në Vaun e Dejës, Fushë Arrëz dhe Malësi e Madhe janë arrestuar një 24-vjeçar, si dhe është proceduar penalisht një 57-vjeçar, autorë të dyshuar të 2 rasteve të kultivimit.
Gjitashtu janë proceduar penalisht, për shpërdorim të detyrave, 3 kryetarë fshatrash dhe 2 specialistë pyjesh.
Konkretisht shtetasin Z.B., kryetari i fshatit Mnelë e Madhe, shtetasin Y. S., kryetar i njësisë administrative Fierzë dhe shtetasin Gj. Gj., kryetar i fshatit Bratosh. Të tre të akuzuar për shpërdorim detyre.
Ndërkohë janë proceduar shtetasit A.M. dhe L.B. specialist pyjesh, i pari për zonën e Fushë Arrëzës dhe i dyti për zonën e Fierzës.
Në vijim të veprimeve procedurale, janë referuar materialet në Prokurori.operacion antidrogë në shkodër
Burimi