Operacion antidrogë në Itali, kush është shqiptari i arrestuar pjesë e grupit kriminal
Policia italiane ka çmontuar grupin e trafikut të drogës, ndërsa ka lëshuar urdhër-arreste.
40 persona përfunduan në burg, 4 në arrest shtëpie dhe 5 me “detyrim paraqitje” në policinë gjyqësore. Mes tyre, pjesë e grupit kriminal është edhe një shqiptar i identifikuar si Bardhyl Shaba, 33 vjeç.
Sipas policisë, grupi kriminal furnizohej me lëndë narkotike në Locride, Piana di Gioia Tauro dhe Pulia. Gjithashtu akuzohen për krime me armë. Personat e përfshirë janë të gjithë nga zona e Krotonit, përveç njërit me kombësi shqiptare.
Hetimet u çuan përpara pas dëshmive të bashkëpunëtorit të drejtësisë Francesco Oliverio, i dënuar për vrasjen e Francesco Tersigni, krim i kryer në shtator 2019 në qendrën historike për hesape droge.
Oliverio iu referua “bandave” aktive në trafikun e drogës në lagjen Fondo Gesù dhe identifikoi “përgjegjësit” në Valente, me një sërë shitësish me pakicë nën të.
I penduari foli për magazinat shqiptare dhe kanalet e furnizimit, në Pulia, përmes Bardhyl Shabës dhe në Isola Capo Rizzuto aty pranë, ku kontakti do të kishte qenë Giuseppe Vittimberga. Por ai foli edhe për Mario Cimino, Andrea Misticoni dhe vëllezërit Laforgia. Provat erdhën nga bisedat e shumta të zbardhura nga përgjimet.
Michele Porto është lidhur me shqiptarin Shaba, i cili furnizonte banorët me heroinë.
Burimi