Oliver Stone zgjedh Shqipërinë për të pushuar, autori i filmit legjendar “Scarface” filmohet në Jalë
Shqipëria është destinacioni i shumë turistëve të huaj gjatë dimrit dhe kryesisht verës. Ndonse vendi i preferuar i personazheve të njohur shqiptar dhe ndërkombëtar është resorti më “in” në vend, Folie Marine në Jalë. Oazi i qetësisë, kualiteti, perla e Jugut mban emrin “Folie Marine”.
Së fundmi, në “Folie Marine” po kalon pushimet regjisori, skenaristi dhe producenti i njohur amerikan William Oliver Stone. Ai ka vizituar Jalën bashkë me bashkëshorten e tij, ku duket se po shijojnë disa ditë pranë bregdetit Jon. Ku në këtë foto të siguruar, çifti janë duke shijuar drekën e mrekullueshme në “Folie Marine”.
Oliver Stone (lindur më 15 shtator 1946) është një regjisor filmi, producent dhe skenarist amerikan. Stone është regjisor i mirënjohur në gjithë botën, pasi ka trajtuar tema që nga Lufta e Vietnamit dhe politika amerikane deri te biografitë muzikore dhe dramat kriminale. Ai ka marrë vlerësime të shumta duke përfshirë katër çmime Oscar, një çmim BAFTA, një çmim Primetime Emmy dhe pesë çmime Golden Globe. Fillimet e karrierës së tij Stone i ka nisur duke shkruajtur skenarin e filmit të famshëm gjatë gjitha kohërave, “Scarface”, ku protagonisti kryesor ka qenë Al Pacino.
Oliver Stone dhe Al Pacino gjatë xhirimeve të “Scarface”.
Oliver Stone nuk është i vetmi vizitor në “Folie Marine Jalë”, pasi shumë personazhe zgjedhin këtë destinacion më të veçantë në rivierën shqiptare.