“O vëlla ka llafe për atë mikun tënd ministër të Brendshëm?”, Bardhi i nxjerr Ramës komunikimet e Sky ECC në Kuvend: Kush ta emëroi drejtorin e Policisë në Shkodër
Gazment Bardhi dhe kryeministri Edi Rama në Kuvend
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në interpelancën për transportimin e mbetjeve toksike të KURUM nga Porti i Durrësit, i tha kryeministrit Edi Rama se policia është në dorën e krimit.
Gjatë replikës në Kuvend, Bardhi publikoi një komunikim në SKY ECC, që sipas tij tregun se kush e ka zgjedhur kreun e Policisë së Shkodrës.
“E dija që ishe ekspert i inceneratorë, por që të ishe ekspert i mbetjeve të rrezikshme këtë nuk na i kishte marrë mendja. E meqë fole që zotrote ja di mirë punëve të shtetit, Rai të akuzoi që je i lidhur me krimin e organizuar. Unë po të pyes ;SI ta quajnë drejtorin e policisë së Shkodrës, e di emrin? Ta them unë kush ta ka emëruar.
Kodi pin i Sky ECC, DGLXJM: O vëlla ka llafe për atë mikun tënd ministër të Brendshëm. Di gjë ti?
Përgjigjet kodi sky 7142D9: Po por kam frikë se nuk e bën
Ndërhyn prapë kodi DGLXJM: Mua Mondi më duhet një dimër aty vëlla.
Në fakt Mondi është drejtori aktual i policisë Shkodër që u emërua një muaj pasi ky miku i ministrit të Brendshëm është përfaqësues i një prej bandave më të rrezikshme në vend u bë ministër i Brendshëm. Dhe vjen ti këtu dhe akuzon opozitën, se të thotë që je i lidhur me krimin e organizuar? Patjetër që do japësh llogari”, tha Bardhi.
Ju rikujtojmë se kreu i policisë së Shkodrës është Edmond Sulaj.
Deputeti demokrat u shpreh se nuk kemi të bëjmë me një ngjarje të izoluar për mbetjet, por theksoi se ky është një aktivitet kriminal pasi Shqipëria ka shkelur Konventën e Bazelit e cila nuk lejon që të dërgohen mbetjet helmuese të një vendi në një vend tjetër. rama bardhi kuvend
Burimi