“Nuk mbante më ujë pilafi”, Babaramo për lirimin e Berishës: S’mund të zgjaste përfundimisht
Gazetari Ilir Babaramo duke folur për lirimin e Sali Berishës nga arresti shtëpiak, tha se ky ishte vendimi i drejtë.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ai tha se vendimi për lirim duhej bërë pasi ‘nuk mbante më ujë pilafi’ për një çështje, hetimet për te cilën kishin përfunduar.
“Nëse do ta gjykonin politikisht vendimin e Gjykatës dhe do ta divulgonim, vetëm me një fjali , me një shprehje popullore, ‘nuk mbante me ujë pilafi’ nuk mund ta mbanin më.
Sepse hetimet kishin përfunduar, dosja kishte vajtur ne gjykatë, Berisha gjykohet për një çështje që ka ndodhur para 15 vitesh, gjithë aktet juridike janë administrua, gjithë dëshmitë janë marrë, as nuk mund te prishte as prova a të manipulonte dëshmitarë. Nuk munda te zgjaste përfundimisht kjo si çështje”, tha ai.
Burimi