Nuk i dalin llogaritë apo kërkon pushtet absolut? Rama fut në lojë edhe krerët e bashkive për të mbledhur vota
Tani do të hapen dyert e bashkive për punësime dhe benefite për qytetarët. Krerët e bashkive tani do të jenë në aksion për të bërë sa më shumë ndere me qëllim që të sigurojnë vota…
Edi Rama duket se e ka lënë drejtimin e qeverisë dhe tani fokusi i tij janë zgjedhjet e vitit që vjen. Pas mbledhjes së Asamblesë dhe takimeve me deputetët ne lokalin e Gjergj Lucës, Rama duket se do të angazhojë edhe krerët e bashkive për të mbledhur vota.
Nesër kreu i qeverisë ka thirrur një takim, ku do të jenë prezentë kryetarët e bashkive dhe 12 drejtuesit politikë në qarqe. Fokusi do të jenë padyshim zgjedhjet dhe Rama do të kërkojë që të ketë një koordinim mes drejtuesve politikë dhe krerëve të bashkive.
Pra me pak fjalë, tani do të hapen dyert e bashkive për punësime dhe benefite që qytetarët. Krerët e bashkvie tani do të jenë në aksion për të bërë sa më shumë ndere me qëllim që të sigurojnë vota.
Por këto lëvizje të Ramës ngrenë padyshim pyetjen, se çfarë synon kryeministri? Nuk i dalin llogaritë dhe sondazhet, apo e ka seriozisht që kërkon të marrë mbi 100 mandate?
Përballë PS është një opozitë e dobët dhe sado që të përpiqet Berisha nga shtëpi, është e vështirë të bindë elektoratin gri. Ndërkohë Rama administratën e ka të gjithë në xhep dhe do votojnë si “Çeçoja”. Atëherë pse shqetësohet Babloku?
Sinjalet janë se Rama kërkon të sigurojë pushtet maksimal, duke u bërë si Erdogani. Rama synon të sigurojë jo 84 po mbi 100 mandat që të ketë në dorë dhe ndryshimin e Kushtetutës dhe me pak fjalë vendi do kthehet në diktaturë. Kjo është dhe arsyeja që tani do hidhen të gjithë në terren, me drejtorë, kryetarë bashkie, deputetë, ministra e patronazhistë për të mbledhur sa më shumë vota. /Pamfleti
Burimi