
Nuk e lejon rregullorja e Premier Ligës të luajë përballë Çelsit, Armando Broja përfundon në spital (Video)
👁965
Armando Broja nuk do të luajë këtë të diel në ndeshjen Everton-Çelsi, për shkak të rregullave të Premier Ligës. Shqiptari është i huazuar pikërisht nga “Blutë e Londrës” dhe kjo është arsyeja e mungesës së tij në këtë sfidë.
Megjithatë, Broja ka përfunduar në spital disa ditë para sfidës. Ylli i Kombëtares shqiptare dhe pjesa tjetër e ekipit të Evertonit kanë vizituar spitalin e fëmijëve në prag të Krishtlindjes.
Autografe, foto, dhurata e argëtime kanë gëzuar fëmijët që këto Krishtlindje nuk do t’i festojnë në shtëpi.
Në videon e publikuar nga klubi i Evertonit shihet edhe Armando Broja i gëzuar. Një gjest fisnik dhe për t’u vlerësuar si nga Armando Broja dhe gjithë klubi anglez i Evertonit.
armando broja sulmuesi shqiptar everton
Burimi