“Nuk e imagjinot dot jetën pa Helenën”/ Intervista e fundit e shkrimtarit të madh Ismail Kadare
Letërsia shqiptare është sot në zi, pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit të madh Ismail Kadare.
Në 85-vjetorin e lindjes, Kadare në një intervistë tw fundit, ka rrëfyer emocionet që përjetonte kur takonte të rinjtë. Sipas tij, të rinjtë që lexojnë, janë ata që ngjallin shpresën për të ardhmen, pasi shtohen në shoqëri mendjet e lira.
“Mora gëzimin që letërsinë e duan njerëzit dhe do ta duan gjithmonë”, tha ai.
Kolosi i letrave shqipe Ka folur edhe në lidhje me bashkëshorten e tij Helena Kadare.
“Roli i Helenës i pazëvendësueshëm nga asgjë tjetër. Pa atë e kam të vështirë ta përfytyroj jetën time”, u shpreh Kadare.
Kadare ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në Urgjencë. Shkrimtari është gjetur i pajetë nga familjarët e tij në orët e para të kësaj të hëne. Ata kanë thirrur ambulancën, por ka qenë tepër vonë. Legjenda e letërsisë shqiptare ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale në moshën 88-vjeçare.