Noka goditi efektivin në protestë, juristi Romeo Kara: Duhej të ishte arrestuar menjëherë
👁337
Avokati Romeo Kara teksa po fliste për protestën e opozitës, komentoi gjithashtu edhe sulmin e Flamur Nokës ndaj efektivëve të policisë. I ftuar në “Ora e fundit”, avokati deklaroi se Noka duhej të ishte arrestuar menjëherë.
“Është turp që nuk u arrestua. Po të isha drejtues i policisë do ta kisha arrestuar atë. Noka s’ka asnjë imunitet dhe të drejte të godasë policin. Është faji jonë që kemi rënë në derexhenë që kemi pasur ministër si Noka.”, u shpreh avokati.
Një koment bëri edhe për Tedi Blushin, i cili hipi sipër autobotit të policisë.
“Tedi Blushi u bë Vojo Kushi, ai është rreziku më i madh. Ai jarani nga 313 jep urdhër, e zbaton jarani te autoboti, është parti serioze Partia e Lirisë”, tha me ironi avokati.