Noka dhe deputetët e PD-së bllokojnë foltoren, Spiropali ndërpret seancën plenare

Noka dhe deputetët e PD-së bllokojnë foltoren, Spiropali ndërpret seancën plenare

Seanca e sotme plenare është ndërprerë pasi opozita bllokoi foltoren e Kuvendit. Shkak u bë ndërprerja e fjalës ndaj deputetit demokrat Flamur Noka, i cili nuk largohej nga foltorja pa e marrë atë sërish.
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali nuk i dha fjalën Nokës, pasi sipas saj deputeti po përdorte fjalë fyese dhe nuk po fliste për procedurën e rendit të ditës. Në foltore u afruan edhe deputetët e tjerë të opozitës, ndërsa Spiropali njoftoi 5 minuta pushim.
Pjesë nga debati:
Spiropali-Nokës: Mos na qani hallin ne! Nuk jemi njësoj. Ju hiqet fjala, nuk mund të fyeni kryetaren e Kuvendit
Korreshi: Ne nuk e dimë ça ka ndodhur këtë javë, fjalë korridoresh, na kanë thënë që ju kanë tërhequr veshin.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente