“Njësoj si të kaloje varrin për së gjalli”, kreu i Kushtetueses flet për emocionet e forta të Vettingut
Zbardhen prapaskenat e vendimit për rikonfirmimin në detyrë të Gjyqtarit Bashkim Dedja. Komisioni i Vettingut ndryshoi qendrim“Njësoj si të kaloje varrin për së gjalli”. Me këto fjalë e ka krahasuar kreu i Kushtetueses, Bashkim Dedja, procesin e vettingut.Në një reagim të parë për mediat, Dedja bëri me dije se vendimin e KPK-së për rikonfirmimin e tij në detyrë e ka pritur në shtëpi me familjarët e tij dhe thotë se nuk e kishte menduar për asnjë momentqë nuk do e kalonte.“Nuk mendova kurrë të jap dorëheqjen. Të kalosh Vettingun është sikur të kalosh “varrin për së gjalli”. Refoma është e rëndësishme. Që nga muaji mars Gjykata Kushtetuese nuk funksionon dhe politika duhet të gjejë zgjidhje për këtë. Nëse të gjithë s’e meritojnë le të largohen, por sipas ligjit e kushtetuese”- thotë ai.Sipas kreut të Kushtetueses, tani i takon përfaqesuesit te tij ligjor te merret me rastin e tij.“Kolegji i apelimi do caktoje standardin e kryerjes së Vettingut. S’e kam menduar kurrë që s’do kaloja. Gjithçka mund të ndodhte. Vettingun e kam ndjekur në shpi me familjarët, ishte diçka meemocion. Pasi e ndoqa ne shtepi erdha në zyrë. Shqiptarët marrin drejtesi të vonuar dhe kjo është problem, sjell kosto”- ka thënë ai.Dedja para pak ditësh kaloi vetingun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë kreun e gjykatës më të rëndësishme të vendit.Aktualitet
Burimi