“Një nga eksperiencat më të mira në jetë“, Armando Broja i dashuruar me ngjyrat kuqezi: Jam krenar që e quaj veten shqiptar

“Një nga eksperiencat më të mira në jetë“, Armando Broja i dashuruar me ngjyrat kuqezi: Jam krenar që e quaj veten shqiptar

Armando Broja po dashurohet gjithnjë e më shumë me ngjyrat e vendit të tij.
Sulmuesi i Kombëtares nuk është shquar më parë për prononcime mediatike e reagime në rrjetet sociale, por pas eliminimit nga “EURO 2024” është munduar të ngrejë atmosferën duke lëshuar disa mesazhe emocionuese drejtuar tifozëve dhe dy miqve të tij, Ernest Muçi e Mario Mitaj.
Broja ka 5 vite që është pjesë e Kombëtares, duke nisur nga moshat U-19, për të vazhduar me Shpresat U-21 e tani është ylli i Kombëtares së madhe. Këtë 5-vjeçar ai e cilëson me ulje-ngritje dhe aventura e fundit në Europian ishte një nga eksperiencat më të mira në jetë.
“5 vite me shumë ulje-ngritje dhe kjo ishte një nga eksperiencat e mia më të mira në jetë. Jam krenar që e quaj veten shqiptar”, shkruan Broja.
armando broja sulmuesi i kombëtares shqiptare
Burimi