Një ditë pas dëmtimit të rëndë, Reali i Madridit bën gjestin e madh për Dani Karavahal

Një ditë pas dëmtimit të rëndë, Reali i Madridit bën gjestin e madh për Dani Karavahal

Reali i Madridit ka mbetur i tronditur nga lajmi se Dani Karvahal do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit, pasi u konfirmua se ai pësoi një dëmtim të rëndë në gju në fitoren e së shtunës ndaj Vijarrealit.
Kontrata e Karvahal skadon në fund të qershorit dhe ajo kundër Vijarreal mund të ishte ndeshja e tij e fundit me “Los Blancos”.
Sidoqoftë, klubi ka vendosur t’i ofrojë rinovimin lojtarit, dhe sipas mediave të huaja, gjithçka është mbyllur.
Reali i Madridit ka kohë që dëshiron t’i rinovojë kontratën Karvahal, por si shfaqje dashurie dhe mbështetje, klubi spanjoll ka përshpejtuar procesin.
Karvahal ka qenë një lojtar fenomenal për Realin e Madridit dhe është e drejtë koha e tij në klub të mos përfundojë para kohe.dani karvahal mbrojtësi spanjoll reali i madridit
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente