Ngatërresa që e afroi në Kombëtare, Klaus Gjasula: Si më solli Tare te Shqipëria nëpërmjet trajnerit Reja

Ngatërresa që e afroi në Kombëtare, Klaus Gjasula: Si më solli Tare te Shqipëria nëpërmjet trajnerit Reja

Klaus Gjasula, në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, rrëfeu karrierën e tij në futboll. Mesfushori foli nga hapat e parë dhe deri të mbërritja në Kombëtare, në moshën 29 vjeçare.
Gjasula zbuloi takimin e veçantë me Igli Taren, në një miqësore, nga ku erdhi grumbullimi më pas në Kombëtare.
Një ngatërresë, e lidhi mesfushorin me Taren, i cili më pas ia sugjeroi trajnerit të asokohe, Edy Rejës.
“Futbollin e kam nisur 6 vjeç. Kur u bë vëllai futbollist, kuptova që do bëhem edhe unë. Çdo ditë luanim në lagje më shokët. Kur u bë vëllai futbollist në Freiburg, e kuptova se aty mund ta realizoja.
Unë kam pasur karrierë ndryshe nga vëllai. Kam kaluar të gjitha nivelet e poshtë në Gjermani. Në moshën 29-vjeçare, jam futur për herë të parë në Bundesligë dhe pas kësaj kisha arritur nivelin për në Kombëtare.
Para se të niste kampionati, kishim një miqësore me Lazio-n. Aty ishte Igli Tare. Po e shikonte ndeshjen dhe bëra paraqitje shumë të mirë. Pas ndeshjes i shkova për respekt dhe i fola. Ai më ngatërroi me vëllain, me Jurgenin. Më foli sikur më njihte dhe e kuptova që më ngatërroi. Më tha se nuk e dinte që isha vëllai. Më tha nëse doja të shkoja në Kombëtare, sepse kishte kontakte me trajnerin Reja dhe i duhej një lojtar si unë. Unë sigurisht që doja dhe kështu ndodhi.
Reja ishte një trajner i mirë, një njeri i sinqertë dhe nuk them dot asgjë të keqe me të. Për Silvinjon nuk flet asnjë keq. Erdhi këtu dhe ndryshoi gjithçka. Është i sinqertë dhe ta thotë në sy, çfarë do nga ty. Është një njeri i drejtë. Na ka çuar në Europian”, deklaroi Gjasula.
Burimi