Ngatërresa/ Ja kush është “Niçja” i Shijakut, në pranga ra vëllai i tij

Ngatërresa/ Ja kush është “Niçja” i Shijakut, në pranga ra vëllai i tij

Policia zhvilloi një super operacion sot në Shijak, duke vënë në pranga një prej vëllezërve Avdylaj, më saktë Astrit Avdylajn.
Kudo ai po etiketohet si “Niçja” i Shijakut, por në të vërtetë nuk është ai. Niçja është vëllai i tij, Altin Avdylaj. Edhe ndaj këtij të fundit ka urdhër-arresti, por ai është ende në kërkim. Altini u bë i njohur te dosja e famshme e përgjimeve në Durrës, ku ndihmonte Vangjush Dakon të vidhte votat.
Po ashtu, Astrit dhe Altin Avdylaj u arrestuan në vitin 2018 si pjesë e dosjes “339”, gjatë operacionit “Volvo 4” për laboratorin e kokainës që u gjet ne Has.  Gjatë hetimit rezultoi se ata dhe personat e tjerë merreshin me trafikimin e sasive të madhe të lëndëve narkotike, ku droga vinte nga Kolumbia, Turqia dhe Peruja dhe përpunohej në laboratorin në Has dhe më pas shpërndahej në shtetet europiane si Holanda, Gjermania, Franca etj.  Ishin përgjimet që nxorën zbuluar grupin e Avdylajve të Shijakut. Banda e Avdylajve në Shijak bashkëpunonte me atë të Bajrave në Shkodër dhe Ndokajve në Lezhë.

 
Burimi