Nga goli më i shpejtë i Bajramit, te kampioni më i ri dhe golashënuesi më i vjetër; rekordet që u thyen në “EURO 2024“

Nga goli më i shpejtë i Bajramit, te kampioni më i ri dhe golashënuesi më i vjetër; rekordet që u thyen në “EURO 2024“

“EURO 2024” do të mbahet mend si një nga Europianët me më shumë rekorde të thyera në historinë e këtij kompeticioni, që u mbyll me Spanjën kampione pas triumfit 2-1 kundër Anglisë në finalen e “Olympiastdion” të Berlinit.
Nedim Bajrami, Lamin Jamal, Kristiano Ronaldo, Pepe, Hezus Navas, por dhe shumë të tjerë vendosën emrat e tyre në librat e historisë së Europianëve.
Ja disa prej rekordeve të thyera gjatë këtij Europiani:
Goli më i shpejtë:
23 sekonda – Nedim Bajrami (Itali 2-1 Shqipëri, 15/06/2024)
Lojtari më i ri debutues:
16 vjeç e 338 ditë – Lamin Jamal (Spanjë 3-0 Kroaci, 15/06/24)
Golashënuesi më i ri:
16 vjeç e 362 ditë – Lamin Jamal (Spanjë 2-1 Francë, 09/07/24)
Lojtari më i vjetër:
41 vjeç e 130 ditë – Pepe (Portugali 0-0 Francë, 05/07/24)
Golashënuesi më i vjetër:
38 vjeç e 289 ditë – Luka Modriç (Kroaci 1-1 Itali, 24/06/24)
Më shumë pjesëmarrje:
6, Kristiano Ronaldo, Portugali (2004, 2008, 2012, 2016, 2020, 2024)
Më shumë ndeshje të luajtura:
30, Kristiano Ronaldo (Portugali)
Kampioni më i ri:
17 vjeç e 1 ditë – Lamin Jamal (Spanjë 2024)
Kampioni më i vjetër:
38 vjeç e 236 ditë – Hezus Navas (Spanjë 2024)
Më shumë trofe:
4 Spanja (1964, 2008, 2012, 2024)
Më shumë gola të shënuar në një turne:
15 Spanja (2024)
Më shumë fitore radhazi:
7 Spanja (2024)
Më shumë pjesëmarrje në Europian
14 Gjermania / Gjermania Perëndimore”euro 2024″ rekordet e thyera
Burimi