“Nëse do të ishte në dorën time, nuk do të largohesha kurrë”, Veseli ‘flirton’ me klubin italian

“Nëse do të ishte në dorën time, nuk do të largohesha kurrë”, Veseli ‘flirton’ me klubin italian

Frederik Veseli është momentalisht pa ekip pas largimit nga skuadra turke e Karagumruk. Së fundmi, në një prononcim të dhënë për “TuttoSalernita”, mbrojtësi shqiptar, i ka shkelur syrin klubit italian, që këtë sezon do të militojë në Serinë B. 
Veseli ka folur me nostalgji, për eksperiencën e tij te Salernitana, duke lënë të hapur një rikthim të mundshëm.
Ai kontribuoi në kthimin e Salernitanës në Serinë A në sezonin historik 2020-2021, në të cilin luajti një fazë të dytë mahnitëse. Mbrojtësi e njeh në mënyrë perfekte edhe presidentin Martusciello.
“Në vitin 2021 ishim vërtet një hap larg falimentimit dhe përjashtimit nga të gjitha kampionatet profesionale. Pikërisht për këtë arsye ardhja president Martusceiello u prit nga të gjithë me një entuziazëm të jashtëzakonshëm.
Nuk kisha ndërmend të largohesha nga Salernitana. Isha i sigurt se do ta kisha gjetur hapësirën time.
Nëse do të ishte në dorën time, nuk do të isha larguar kurrë. Nuk ishte zgjedhja ime. Për momentin nuk ka asgjë konkrete, ju e dini sa i lidhur jam me Salernitanën, jam gati dhe do të isha i lumtur nëse kthehesha”, deklaroi ndër të tjera Veseli. frederik veseli mbrojtësi shqiptar salernitana
Burimi