Nën akuzë nga SPAK bashkë me Elton Qynon, reagon Artan Hoxha: Në mëngjes na bastisën shtëpitë, pasdite na na kërkuan ndjesë
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të dhënë ditën e sotme nga SPAK. Ai ka treguar se në mëngjes herët i bastisën shtëpinë, ndërsa pasdite e thirrën dhe i kërkuan ndjesë.
“Jam në detyrim paraqitje me Eltonin nuk kam arrest shtëpie. Thjesht në mëngjes herët na bastisën shtëpitë morën gjithë mjetet e punës, celularë, tablet, lap top, usb hardisk, kaseta video gjithë arshivën. Materiale të pa publikuar të SPAK, ku flitet për politikën dhe implikimin në zgjedhje. Pasdite na thirrën na kërkuan ndjese dhe na thane qe bastisje ne banese është bere ne shkelje te ligjit dhe na kthyen mjetet e punës.
Pra kontrolli i banesave ne mëngjes dhe sekuestrimi i provave u cilësua i paligjshëm pasdite prandaj na kthyen gjithë gjerat…”, deklaroi Artan Hoxha për Top Story.
Burimi