“Në protestë maskohem se më heqin djalin nga puna”/ Arlind Qori: 72% e pensionistëve marrin pensione më pak se minimumi jetik

“Në protestë maskohem se më heqin djalin nga puna”/ Arlind Qori: 72% e pensionistëve marrin pensione më pak se minimumi jetik

Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë tha se shumica e atyre pensionistëve që dalin sot në protestë kanë qenë votues të PD ose PS-së.
I ftuar në “Opinion” në News24, Qori tha se sot kemi një pakënaqësi tranversale, pasi njerëzit e shohin që në Shqipëri kemi pensione skandaloze.
“72% e pensionistëve marrin pension më pak se minimumi jetik, pra vdesin për bukë, nëse nuk do të kishim solidaritetin familjar. Pensioni minimal në Shqipëri është 25 % e pagës mesatare dhe kjo është ulëritëse. Kjo qeveri është e dështuar në kuadër të minimumit jetik”, tha Qori.
Ai tha se çështja e pensioneve nuk është llogari elektorale, pasi ne kemi mbledhur firmat për minimumin jetik në Shqipëri.
“Kategoria e pensionistëve që proteston tregon përkushtim dhe ndjenjë të lartë të sakrificës. E dini ju që pensionistët që dalin në protesta iu bëhen presione te fëmijët e tyre?
Një pensionist që vinte në protestë më ndaloi në rrugë dhe më tha: unë kur vij në protestë mbaj edhe një kapele, sepse ka djalin në punë shteti dhe i bëjnë presion me vendin e punës së djalit dhe ndaj edhe maskohet.
Jemi në 2024, të kesh frikë edhe për protestën? Kjo nuk është demokraci”, tha Qori.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente