“Në përgjime me gra dhe lekë”, Zheji për “non gratën” e ish zv/kryeministrit shqiptar: Kjo është pjesa e dukshme e ajsbergut

“Në përgjime me gra dhe lekë”, Zheji për “non gratën” e ish zv/kryeministrit shqiptar: Kjo është pjesa e dukshme e ajsbergut

Artan Grubi ish zv. kryeministër i Maqedonisë së Veriut nga radhët e BDI-së dhe Enver Bexheti, gjyqtar në Gjykatën e Apelit në vendin fqinj janë tashmë në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Gazetari i njohur Artur Zheji ishte i ftuar në studion e “Top Story” në Top Channel, foli për ‘non gratën’ e zv/kryeministrit shqiptar në Shkup.
“Kanë kaluar vite dhe ka një problem të madh, taktika e maqedonasve ndaj shqiptarëve ka qenë joshja dhe korruptimi strukturor, përjashtoj Ali Ahmetin. Ai ka deleguar dhe ka dhënë pushtet. Nëse ‘non grata’ në Shqipëri bëhet fjalë për eksponentë politikë, në Maqedoninë kemi kontaminime të shërbimeve ruse, kjo është e rrezikshme. Shihet si një personazh antiamerikan. Nuk mendoj se kanë marrë para, mendoj se janë pjesë e përgjimeve, të cilat ai ka bërë për qëllime shantazhi. Ai përgjonte me femra, me lekë, me trafiqe, korrupsion tenderash. Ka djegur shumë personazhe politike. Kjo është pjesa e dukshme e ajsbergut për mendimin tim.
Përtej kësaj ai ka bërë përgjime të cilat lidhen me NATO-n. Gjykimi i këtij personazhi shihet si një figurë e shitur të shërbimet ruse. Kemi një zbythje të faktorit shqiptar”, u shpreh Zheji.
 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente