Në ‘luftë’ me flakët prej 2 ditësh, del jashtë kontrollit zjarri në Malin e Thatë

Në ‘luftë’ me flakët prej 2 ditësh, del jashtë kontrollit zjarri në Malin e Thatë

Zjarri në Malin e Thatë ka dalë jashtë kontrollit. Sipërfaqja e djegur jo vetem është zgjeruar në brendësi të parkut kombëtar të Prespës, por ka kaluar në anën tjetër të Malit të Thatë mbi fshatin Peshkëpi të Bashkisë Pogradec duke rrezikuar djegien e sipërfaqeve të mëdha me bimësi të ulët.
Bëhet me dije se ditën e sotme ka pasur një angazhim të shtuar të forcave për izolimin e flakëve brenda parkut kombëtar, por sipas shërbimit zjarrfikës e vetmja mënyrë për fikjen e zjarreve është ndërhyrja nga ajri, e cila ka munguar prej dy ditësh.
Burime jo zyrtare thanë se vetëm pas dy ditësh pritet ndërhyrja nga ajri nëpërmjet helikopterëve grek dhe atij bullgar, pas kerkesave drejtuar ketyre dy vendeve.
Në Maqedoninë e Veriut zjarri është riaktivizuar, prandaj shërbimi zjarrfikës e ka të pamundur të vijë në ndihmë për shuarjen e flakëve në Parkun Kombëtar të Prespës.
Burimi