Ndeshja e çmendur me 3 penallti të humbura, Milani mposhtet në transfertë nga Fiorentina
Milani është mposhtur në transfertë mbrëmjen e sotme përballë Fiorentinës, në sfidën e vlefshme për javën e 7 të Serisë A. Kjo ndeshje u mbyll 2-1 në favor të ekipit nga Firence.
Ishin pikërisht këta të parët që kaluan në avantazh me anë të Jasin Adli, i cili është në pronësi të Milanit, por në huazim te “vjollcët”. Për golin e barazimit mendoi Pulisiç në minutën e 60. Ndërsa Gudmundson vendosi sfidën duke vulosur rezultatin 2-1 në minutën e 73.
Vlen të përmendet se në këtë sfidë u humbën dhe 3 penallti, 1 nga Fiorentina dhe 2 nga Milani. Te “vjollcët” penalltinë e humbi Kin, ndërsa te “Djalli”, gabuan Teo Hernandez dhe Abraham.
Me këtë fitore, Fiorentina ngjitet në vendin e 11-të dhe shkon në kuotën e 10 pikëve. Në krahun tjetër, kuqezinjtë e Fonsekës me 11 pikë mbeten në vendin e 6 në tabelën e renditjes.milan fiorentina seria a
Burimi