Ndërroi jetë nga hemoragjia cerebrale, miku i Agim Doçit: Ia ndjeu zemra, më telefonoi në orë të vonë të natës

Ndërroi jetë nga hemoragjia cerebrale, miku i Agim Doçit: Ia ndjeu zemra, më telefonoi në orë të vonë të natës

Sot u përcoll për në banesën e fundit, poeti i njohur Agim Doçi. Miqtë dhe familjarët e tij ka kujtuar momentet më të bukura dhe të fundit me poetin.
Albi Llushi, mik i familjes Doçi tregoi se telefonata e tij e fundit ishte pikërisht me Agim Doçin. Ai u shpreh se poeti duhet të ishte përcjellë për në banesën e fundit me homazhe, por familjarët e tij nuk kishin marrë asnjë ftesë nga institucionet shtetërore.
“Ka qenë biseda ime e fundit me të. U habita se nuk më kishte marrë kurrë në orë aq të vona të natës. Dhe pasi mora vesh lajmin për ndarjen e tij, thashë ja ka ndjerë zemra që të jepte përshëndetjen e fundit. Për mua dhe për çdo artist të ri ai ka qenë një mbështetje shumë të madhe. Gjej rastin ta falenderoj dhe pse ai nuk është më mes nesh. Një poet si Agimi nuk do të ketë kurrë datë vdekje do të ketë vetëm datë lindje.
Për lajmin e hidhur më njoftoi e motra, Teuta dhe tha që kishte ndodhur kjo hemoragjia celebrale. Më erdhi shumë keq. Uroj që ai të mos ketë vdekur me pengje. Agim Doçi nuk donte lekë nga shteti, donte përkrahje, donte vlerësim. Nuk mund t’i kërkosh ti institucioneve, duhet të vinte ftesa se ky ishte vlerësimi”, tha Albi Llushi.
Aktori i njohur si dhe njëkohësisht miku i ngushtë, Çun Lajçi mes lotëve kujtoi momentin e njohjes me poetin. I pyetur se nëse Agim Doçi e ka pritur një mbështetje nga shteti, një pension, Lajçi u shpreh se po dhe se e meritonte.
“S’ka qenë e papritur vdekja e tij, se herën e fundit që e takova dhe mori librin tim, e pashë që gjakderdhja e parë i kishte lënë pasoja. Agimin e kam njohur në kohën kur ai ishte keq ekonomikisht. Nëse ka qenë kush që ka dashur Kosovën, ai ka qenë Agim Doçi. Ka shkruar shumë për Kosovën. Ka qenë artist rebel gjithë jetën. Fizikisht jemi parë shumë pak, por dëgjoheshim shumë shpesh bashkë. Më është dhimbsur se nëse ka parë një lule të kuqe ka thënë është e kuqe, nëse e zezë e ka thënë e zezë”, u shpreh Çun Lajçi.
Burimi