Ndarja nga jeta e Gert Bogdanit, Bamir Topi shpreh ngushëllimet: Lajm i trishtë që s’do doja ta dëgjoja kurrë!

Ndarja nga jeta e Gert Bogdanit, Bamir Topi shpreh ngushëllimet: Lajm i trishtë që s’do doja ta dëgjoja kurrë!

Ish-deputeti Gerti Bogdani u nda nga jeta papritur mesditën e kësaj të mërkure, pasi pësoi arrest kardiak ndërsa ishte në ambientet e një lokali në kryeqytet.
E gjithë politika ka reaguar duke shprehur mesazhe ngushëllimi për largimin e tij të papritur nga jeta, ndje ndër to ishte edhe ish-presidenti Bamir Topi.
Topi shprehu trishtimin dhe dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të Bogdanit, humbjen e të cilit siç tha ai, nuk do të donte ta dëgjonte kurrë.
“Ka qenë për mua një lajm i tmerrshëm, shokues sepse përveç të qenit publik, Gerti Bogdani është një nga pjesëtarët e familjes Bogdani me të cilët unë kam miqësi personale dhe familjare, është një ndarje e parakohshme e një njeriu që do ta veçoja nga çdo politikan tjetër. Një djalë me një sfond të fortë akademik, qytetar që nuk ka ditur të shkëmbejë edhe me kundërshtarin politik ndonjë fjalë me konotacion politik, është një humbje e madhe për prindërit e tij, bashkëshorten, fëmijët dhe sinqerisht ndihem shumë i pikëlluar.
E kam takuar për koincidencë për një rast vdekjeje vetëm një javë më parë; gjithmonë i qeshur, i komunikueshëm, e kam takuar në shumë raste, kemi ndenjur afër bashkë. Ishte njëri me aspirata për jetën, vërtetë ishte pjesë e një partie por asnjëherë nuk ka qenë peng i partive politike”, tha Topi, për “EuronewsAlbania”.
Burimi