Ndalimi i Tik-Tok dhe Snapchat, Rama njofton planin e masave: Kamera në shkolla dhe kontroll dixhital për çdo mjet metalik në çanta
Pak ditë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani dhe pasi u fol për nismën për një diskutim me prindërit për rrjetet sociale TikTok dhe SnapChat kryeministri Edi Rama bashkë me ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu kanë nisur konsultimin në gjimnazin “Sami Frashëri”.
Gjatë fjalës së tij Rama tha se po e finalizojnë një projekt dhe në fund të dhjetorit do firmosin marrëveshjen për një sistem të ri monitorimi të shkollave me teknologji, dhe një financim që do ta marrin nëpërmjet një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara.
Rama shtoi se ky sistem mundëson ndjekjen në kohë reale me kamera të të gjithë procesit mësimor.
“Po e finalizojmë si projekt tani, në fund të dhjetorit do firmosim marrëveshjen, bëhet fjalë, një sistem të ri monitorimi të shkollave me teknologji, dhe një financim që ne do të do ta marrim nëpërmjet një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara. Është sistem i testuar dhe provuar në Emiratet e Bashkuara. Mundëson ndjekjen në kohë reale me kamera të të gjithë procesit mësimor.
Çdo prind, në çdo kohë mund të ketë akses për të parë fëmijën, klasën, mësuesin, duke bërë kërkesë pranë shkollës. Po e kombinojmë me një element plus, të vendosjes së një kontrolli digjital të hyrjeve dhe daljeve në shkolla, për çdo lloj mjeti metalik ose telefon, që fëmijët mund të kenë. Ky problem është më i gjerë se sa kaq. Ky problem është shumë përtej policisë. Mbi të gjitha, ky problem është jo vetëm brenda mureve të shtëpisë”, tha Rama.
Burimi