
Ndahet nga jeta “shigjeta” e kombëtares shqiptare, ish-futbollisti i Partizanit refuzoi 1 mln dollarë nga Sëlltiku
👁1474
Futbolli shqiptar në zi. Është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm, në moshën 71 vjeçare ish-futbollisti i shquar i kombëtares tonë dhe Luftëtarit të Gjirokastrës, Sefedin Braho.
Braho spikati falë talentit të tij, duke qenë një prej lojtarëve më të shquar të futbollit shqiptar në vitet 70-80. Ai njihej me nofkën “shigjeta”, për shkak të shpejtësisë, elegancës dhe driblimit të tij.
Gjirokastriti i famshëm, i vetmi që u largua me dëshirë nga Partizani refuzoi një milion dollarë nga gjigandët skocezë të Sëlltikut.
Në kampionatin shqiptar ka luajtur për Partizanin dhe Luftëtarin, ndërsa me Kombëtaren kuqezi ka zhvilluar 9 ndeshje, duke realizuar edhe një gol.sefedin braho ish-futbollisti i partizanit
Burimi